Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve: Prioriteti kryesor i yni është hetimi i familjes Biden

Një ditë pas rrimarjes së shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së republikant janë shprehur se prioriteti kryesor i tyre është hetimi i familjes së presidentit Joe Biden.

Ligjvënësit thanë se hetimi do të fukoshej në marrëdhëniet e biznesit jashtë shtetit të djalit të presidentit, Hunter Biden.

52 vjeçari është nën hetim federal, por deri më tani nuk është përballur me asjnë akuzë.

Hunter Biden nuk ka asnjë funksion në administratë.

Por republikanët këmbëngulin se hetimi i tyre do të përcaktojë shkallën e përfshirjes së pretenduar të Joe Biden në marrëdhëniet me bizneset e djalit të tij, duke përfshirë dhe kohën kur Joe Biden ishte zëvëndëspresident.

Një një raport të përkohshëm të lëshuar të enjten, ata argumentaun se Presidenti kishte gënjyer popullin amerikan për përfshirjen e tij të supozuar në marrëdhëniet e biznesit të familjes së tij.

Pjesëmarrja e Presidentit në pasurimin e familjes së tij është abuzim i rendit më të lartë," tha James Comer, kryetari i ardhshëm i Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve.

“Dua të jem i qartë: ky është një hetim i Joe Biden, dhe këtu fokusi ynë do të jetë Kongresi i ardhshëm”.

Ata akuzuan Hunter Biden për krime, duke përfshirë evazion fiskal dhe mashtrim, por nuk njoftuan ndonjë plan të menjëhershëm për ta thirrur atë për të dëshmuar.

Christopher Clark, një avokat i Hunter Biden, i tha BBC-së se klienti i tij nuk kishte asnjë koment për njoftimin republikan.

Republikani i Ohajos më vonë shkroi në Twitter: "Marrëveshjet e biznesit të familjes Biden janë një kërcënim për sigurinë kombëtare".

Shtëpia e Bardhë tha se hetimet ishin të motivuara politikisht.

Zëdhënësi Ian Sams tha:

"Në vend që të punojë me Presidentin Biden për të adresuar çështje të rëndësishme për popullin amerikan, si kostot më të ulëta, prioriteti kryesor i republikanëve të Kongresit është të ndjekin Presidentin Biden me sulme të motivuara politikisht plot me teori konspirative të zhvlerësuara prej kohësh. "

Hetimi i saposhpallur është një nga shumë hetimet që republikanët e Dhomës së Përfaqësueve mund të udhëheqin.

Të tjerat përfshijnë tërheqjen e trupave të administratës Biden nga Afganistani dhe mënyrën se si qeveria e Joe Biden trajtoi pandeminë COVID-19.