Shpërthim gazi në Irak/ Gjashtë të vdekur dhe 30 të plagosur

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 30 u plagosën në një shpërthim të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një shtëpi në qytetin irakian të Sulaymaniyah.

Lajmi u bë me dije nga policia dhe zyrtarët shëndetësorë.

Zjarrfikësit arritën të frenojnë zjarrin, i cili dëmtoi disa shtëpi dhe shkatërroi të paktën pesë automjete, raportoi Reuters.

Policia njoftoi se të paktën tre shtëpi janë dëmtuar plotësisht nga shpërthimi i ndodhur në hapësirën mbi kuzhinë, ku ishte vendosur bombola e gazit.

Zjarrfikësit janë ende në kërkim të njerëzve nga shtëpitë e shembura dhe zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë.