Duka: Qeveri nuk i pyet fare njerëzit për portin e Durrësit

Në “Drejt” në RTV Ora, kreu i PAA-së Agron Duka u shpreh se nuk janë konsultuar njerëzit fare që kanë interesa në projektin e Durrësit.

Ai tha se qeveri apo ecën me idenë se nuk pret biznesmeni derisa të pyeten qytetarët dhe kanë frikë se u ikën Alabari.

Duka: Nuk janë konsultuar njerëzit fare që kanë interesa në këtë projekt. Madje të bëhej edhe referendum, por këta ecin me idenë se derisa të pyesim njerëzit ne nuk pret ai biznesmeni. Kanë frikë se po ikën Alabari.

Njerëz që investojnë me këto kushte gjenden në çdo vend të botës. Ky investitor ka dhënë prova se është i suksesshëm dhe ka bërë investime të tilla.