Kaos te Argjentina/ Dy futbollistë humbin Botërorin, tre të tjerë në rrezik

Argjentina po përjeton momente të vështira para fillimit të Kupës së Botës. Ditën e sotme kombëtarja “albiceleste” humbi dy sulmuesit Nico Gonzalez i Fiorentinës dhe Joaquin Correa i Interit.

Gonzalez do të zëvendësohet me Angel Correan e Altetiko Madridit, ndërsa zëvendësuesi i Joaquin Correa-s do të jetë Thiago Almada .

Por si të mos mjaftojnë këto 2 humbje, mediat e huaja raportojnë se edhe Paulo Dybala, Cristian Romero dhe Papu Gomez mbeten në dyshim, teksa po luftojnë për t’u riaftësuar pas problemeve fizike. Në rast se kombëtarja argjentinase do të humbiste edhe futbollistë të tjerë, atëherë situata do të komplikohej ndjeshëm për ekipin e drejtuar nga Scaloni.