Situata në ndeshjen ndaj Tottenham, Ronaldo: Ten Hag me provokojë

Më shumë deklarata vijnë nga Cristiano Ronaldo në mikrofonat e gazetarit Piers Morgan në Talk TV. Portugezi ka vendosur të flasë pa doreza duke i thënë gjërat hapur, ashtu siç ai i mendon. Ronaldo ka sqaruar largimin përpara kohe nga stadiumi në ndeshjen kundër Totenhemit, duke theksuar faktin se nuk është ai lloj lojtari që futet në lojë për vetëm 3 minuta.

“Do jem i sinqertë. Le të themi që jam penduar që u largova herët nga stadiumi. Por u ndjeva i provokuar nga trajneri. Nuk lejoj që trajneri të më fusë 3 minuta në lojë. Më falni, por nuk jam ai lloj lojtari.

Lamë ndeshjen para kohe në sezoni përgatitor? E bëra unë dhe 8 lojtarë. Të gjithë e bëjnë, por të gjithë përmendin emrin tim. Vitin e shkuar ka ndodhur e njëjta gjë, në atë ndeshje 8 lojtarë të tjerë e bënë. Por të gjithë flasin për ‘delen e zezë‘, që jam unë. Në rregull, e kuptoj tërësisht. U bë, i kërkoj falje trajnerit. Për mua kapitulli është mbyllur. Mendoj se ai nuk më respekton ashtu siç e meritoj, kjo është ndoshta arsyeja pse disa gjëra ndodhën me Tottenhamin”, ka thënë Kristiano Ronaldo.

Më pas, CR7 u pyet edhe për derbin kundër Manchester Cityt në të cilin nuk luajti: “Unë shoh shumë justifikime... Ai mund të ketë mendime të ndryshme nga të miat, ai zgjedh lojtarët që beson se janë më të mirët dhe unë e respektoj. Por e di, justifikimet atëherë i kanë këmbët e shkurtra dhe nuk mund t'i gjesh gjatë gjithë kohës. Dua të them, në rregull, e pranoj që nuk më aktivizove kundër Cityt sepse kishe “respekt”, po ndaj Tottenham ku ishte “respekti”? Te tre minutëshi që do më aktivizoje? Kjo nuk bën sens... Mendoj se e ka bere me qëllim, jam njeri që të ndihmoj edhe nëse të duhen pesë minuta, por jam ndjerë i provokuar. Jo vetëm në atë ndeshje, edhe me pare... me pëlqejnë njerëzit e ndershëm, kush e respekton moralin tim dhe ajo që ka ndodhur në dy muajt e fundit nuk është e tillë”, shprehet luzitani.