Ndeshja ndaj Saint Lucia do të jetë historike për San Marinon edhe për një arsye tjetër. Kjo do të jetë vizita e tyre e parë në një tjetër kontinent tjetër dhe nuk është pjesë e UEFA-s.

Saint Lucia v San Marino. Don't miss it! pic.twitter.com/lY3eceEj2v

— Saint Lucia Football (@SaintLuciaFA) November 10, 2022

Ishulli ekzotik i Karaibeve, Saint Lucia, shtëpia e rreth 180,000 banorëve, do të jetë një mundësi ideale për fitoren e dytë në historinë e San Marinos. Interesant është fakti se infrastruktura sportive e Saint Lucia është e tillë që kjo ndeshje futbolli do të luhet në stadiumin kombëtar të kriketit.

Sonte në orën 23:00 do të luhet takimi ndërmjet kombëtareve të 172-të dhe 211-të në renditjen e FIFA-s. Është interesante se këto dy përzgjedhje takohen edhe për ndeshjen e kthimit të dielën.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/17/auto_team-photo-san-marino-national-football-1500405101668720644.jpg", "width": 900, "height": 585 } }

‘Klasike’ në prag të Kupës së Botës: San Marino do të luajë sonte një ndeshje historike në Karaibe

Ndërkohë që skuadrat më të forta të futbollit po përgatiten për Botërorin, në mbarë botën po luhen ndeshje miqësore dhe mes tyre spikasin disa duele interesante.

Edhe “më të vegjlit” do të dalin në fushë dhe bie në sy veçanërisht një duel. Tashmë tifozët e kanë quajtur “kampionati botëror para Katarit”, dhe është dueli mes Saint Lucia-s dhe San Marinos.

Është një ndeshje miqësore që tërheq menjëherë vëmendjen e futbolldashësve. Sigurisht, jo për cilësinë, por për shkak se po takohen dy kombëtare që janë ndër më të dobëtat në botë.

San Marino, zyrtarisht kombëtarja më e dobët në Europë, ka vetëm një fitore në histori, që nga krijimi. Se sa seriozisht e morën këtë duel, tregon edhe fakti se ata stërviten dy herë në ditë për të tentuar të marrin fitoren e dytë që nga krijimi i kombëtares, edhe pse është një duel miqësor.