'Ndamë 'skenën' për 16 vjet,' Ronaldo flet për Messin: Lojtar magjik, kam shumë respekt për të!

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar futbollin për më shumë se një dekadë ndërkohë që vazhdon dilema se cili është futbollisti më i mirë në planet. Dy futbollistët kanë fituar çdo trofe të mundshëm në rang klubesh apo individual.

Së fundmi ylli portugez ka dhënë një intervistë për Piers Morgan, ku përveç temave personale,Ronaldo ka folur për rivalitetin me Lionel Messin. 37 vjeçari u shpreh se Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe se gëzon respekt maksimal për të.

"A do të doja të haja darkë me Messin? Po, pse jo. Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, magjik. Ne e ndamë skenën për 16 vjet, ndaj kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Unë kam shumë respekt për të, edhe për mënyrën se si ai flet për mua.”