Protesta të mëdha në Podgoricë: Mali i Zi nuk do të qeveriset nga shtetet e tjera

Para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi po vazhdojnë protestat për shkak të krizës në të cilën ndodhet shoqëria malazeze, siç ishte paralajmëruar më parë nga Komiteti Organizativ i Lëvizjes “Ima nas”.

Protesta filloi me këndimin e himnit kombëtar të Malit të Zi. Organizatorët paraprakisht kishin bërë të ditur se kërkonin tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin e Presidentit, marrëveshjen për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Drejtori ekzekutiv i OJQ-së Forumi “Luça” Nebojsha Mrvaljeviq tha se të mbledhurit e duan jashtëzakonisht shumë vetëm atdheun e tyre – Malin e Zi, raporton rtcg.

“Sepse ne jemi jashtëzakonisht të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave, lirisë dhe nderit të tij, historisë malazeze dhe vlerave të tij themelore dhe rregullimit kushtetues, sepse jemi një mbrojtje jashtëzakonisht e fortë e unitetit të popujve, feve dhe qytetarëve të tij dhe vlerave evropiane sepse ne rezistojmë jashtëzakonisht mirë dhe do t’i rezistojmë çdo tentative provokimeve dhe radikalizimit”, tha Mrvaljeviq.

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (SDP) Mirko Staniq tha se në protestë po mbronte gjënë më të vlefshme që ka trashëguar, pra “kapelën malazeze dhe medaljen për trimërinë e stërgjyshit të tij”.

“E dimë edhe ata edhe ne se çfarë po mbrojmë dhe prandaj po ikin nga zgjedhjet. Ata e dinë se ne jemi më shumë për evropianë dhe civilë se sa për Malin e Zi të Vuçiqit dhe Putinit. Ata gjithashtu e dinë që nuk do qofshin fare të relaksuar, kur t’u trokasin në derë dora e drejtësisë”, tha Staniq.

Theksojmë se shteti malazez tash e sa kohë ka një qeveri teknike pas shkarkimit të Dritan Abazoviqit. Ky i fundit humbi besimin pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse të Serbisë.

Ndryshe, Milo Gjukanoviq po këmbëngul në zgjedhje të reja parlamentare për të dalë nga kriza institucionale.