Kujtojmë se Polonia u kualifikua në Kupën e Botës përmes play-off në të cilin kaloi automatikisht gjysmëfinalen pasi Rusia u përjashtua për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

Më pas ata mundën Suedinë në ndeshjen kualifikuese, ndaj do të luajnë kundër Argjentinës, Arabisë Saudite dhe Meksikës në Katar.

Për kujtesë, polakët mundën Kilin me rezultat 1-0 në ndeshjen përgatitore për Botërorin mbrëmë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/17/auto_FOTO5731668717737.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO/ Situatë e tensionuar, kombëtarja e Polonisë udhëtoi në Katar e shoqëruar nga avionë luftarak

Kombëtarja polake e drejtuar nga ylli më i madh Robert Lewandowski udhëtoi sot për në Katar, ku do të zhvillohet Kupa e Botës e shoqëruar nga dy avionë luftarakë F16.

Ky veprim vjen për shkak të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë e cila është zhvendosur këto ditë edhe në Poloni ku një predhë shkaktoi dy të vdekur.

"Ne u përcollëm në kufirin jugor të Polonisë me avionë F16! Faleminderit dhe përshëndetje pilotëve!", njoftoi Federata e Futbollit të Polonisë.

Në video shihen dy avionë luftarakë pranë avionit në të cilin ndodheshin futbollistët.