Ish-nënkryetari socialist i bashkisë Pukë-Ramës: Premtove 300 mijë vende punë, largove 700 000 mijë shqiptarë

Artan Zaja, ish nënkryetar i Bashkisë Pukë dhe aktivist i vjetër i kësaj force politike në Fushë Arrës e Mirditë përmes një reagimi në rrjetet sociale ka  bërë një skaner të mashtrimeve kryesore të Kryeministrit Rama.

Për Zajën premtimi Ramës për hapjen e 300 mijë vendeve të punës, u finalizua me largimin nga vendi të 700 mijë shqiptarëve

Zaja në reagimin e tij thekson integrimi I vendit është mashtrimi I madh I Kryeministrit Rama, pasi përmes korrupsionit galopant të qeverisë tij, vendi ka bërë regres me integrimin.

Postimi:

1-Partia Socialiste premtoi ne vitin 2013 me hap 300 mije vende pune,le qe nuk i hapi por iken 700 mije shqiptare nga Shqipnia.Mashtroi asht FAKT.

2-Partia Socialiste premtoi legalizim falas dhe certifikim te pronave,rreni asht FAKT !

3-Partia Socialiste premtoi rritje pagash e pensionesh,sot pas 9 vitesh e sa njerzit qe punojne ne shtet per partine socialiste nuk munden me mbyll muajin me rrogat e tyne dhe detyrohen te marrin borxh asht FAKT !

4-Partia Socialiste premtoi se do integroje ne BE Shqipnine,por Brukseli dhe Bashkimi Evropian thote se nuk keni plotesuar kushtet dhe vjedhjet e KOORRUPSIONI eshte shume i madh asht FAKT !

Edi Rama nuk realizoi programin dhe premtimet duhet te jape doreheqjen.

Artan Zaja ma mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë  përgjatë viteve 2015-2018