VIDEO/ Aksi Qafë Plloç - Qukës, Sorina Koti: Rrugë e papërfunduar, fondet janë vjedhur

Deputetja e qarkut Korçë, Sorina Koti ngriti shumë probleme që po has kjo zonë, e sidomos rruga e papërfunduar Qafë Plloç-Qukës, ngrohja dhe problemet ekonomike fermerëve.

Deputetja ka vënë theksin që fondet pa limit që ka marrë kjo rrugë këtë radhë të jenë të fundit dhe të përfundojë brenda afateve të përcaktruar, pasi është aks që ndihmon shumë edhe fermerët.

"Aksi rrugor QafëPlloç-Qukës e cila është projektuar që në vitin 2011 nuk është përmbyllur në afatet e caktuar. Kjo qeveri e cila është sot në pushtet e ka zvarritur me vite me radhë duke e bllokuar deri në vitin 2015 dhe e rishikuar disa herë, vjedhje pas vjedhje, fonde, fonde, fonde dhe duke parë rëndësinë jetike dhe strategjike qeveria sjell në parlament me procedurë të përshpejtuar.

Si deputete e Korçës e kam ngritur prej vitesh shqetësimin që kjo rrugë të mbarojë pasi ul kostot e transportit dhe amortizimit, rrit nivelin e qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve por shpëton edhe jetë në rastet urgjencave mjekësore.

Kjo rrugë nuk përfundon edhe pas marrëveshjes me bankën islamike dhe sot kërkohen fonde të tjera nga buxheti i shtetit.

Shpresoj që kjo të jetë fundi i rrugës pas këtyre fondeve që qeveria po jep për këtë investim që të përfundoj në vitin 2024.

Ne jemi vendi i fundit në rajon për mbështetjen e fermerëve dhe posaçërisht në qarkun e Korçës pasi nëse rruga do të kishte përfunduar ata do ti shisnin më lehtë produktet e tyre.

Një lajm i mirë na vjen nga Azerbajxhini pasi projekti TAP i qeverisë Berisha që na mundësojë pavarësinë nga gazi rus na ka dhënë mundësinë të rishkruajmë një marrëveshje të re për gazin dhe që vendi ynë të furnizohet e sidomos Korça e cila është  një nga zonat ku kalon gazi të kishte mundësinë të bëhej një nga zonat pilot.

Ky investim do të kërkojë kohë por do të jetë një investim afatgjatë ku do të reduktojë problemet e ngrohjes që po vuan zone, dhe të ketë transparencë të plotë nga qeveria për këtë marrëveshje me TAP".