I akuzuar për prostitucion të miturish/ Berlusconi lirohet nga akuza për ryshfet të dëshmitarit

Një gjykatë në Itali liroi sot ish-kryeministrin Silvio Belrusconi nga akuzat për ryshfet për dëshmitarët në një çështje të vitit 2013 lidhur me prostitucionin e të miturve.

Berlusconi akuzohet se i ka paguar këngëtarit italian Mariano Apicelli 157,000 euro për të gënjyer në një gjyq të mëparshëm, në të cilin ish-kryeministri italian akuzohej se kishte paguar për seks me një kërcimtare 17-vjeçare marokene në një klub nate.

Berluskoni u shpall i pafajshëm në atë gjyq të mëparshëm.

Ai u deklarua i pafajshëm në gjyqin e ri të ryshfetit dhe prokurori i Romës Roberto Felici i tha gjykatës se ai duhet të lirohet sepse nuk ka arsye të mjaftueshme për të vazhduar çështja.

Gjykatësit e liruan Apicellën nga akuzat për ryshfet dhe dëshmi të rreme.