", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/17/auto_OmjZjsmY1668713877.jfif", "width": 900, "height": 507 } }

Çmimet Globe Soccer: Karim Benzema u votua lojtari më i mirë, mposht Haaland dhe Salah

Është një event i cili me kalimin e viteve ka marrë rëndësi. Kështu, “Globe Soccer Awards” shpërblen lojtarët më të mirë në botën e futbollit dhe gjatë kësaj ceremonie të 2022-ës që mbahet në anën e Dubait, logjikisht Karim Benzema mori trofeun për lojtarin më të mirë të vitit.

Tashmë fituesi i Topit të Artë, sulmuesi i Francës dhe Real Madridit merr një trofe të ri individual. Gjatë sezonit 2021-2022, Karim Benzema shënoi 44 gola në 47 ndeshje dhe fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez prin në këtë renditje para Erling Haaland të Manchester City dhe Mohamed Salah të Liverpool.

Pas këtij trofeu, Benzema që për pak ditë i duhet të udhëheqë edhe sulmin e Francës në Botërorin e Katarit, shprehet se ky çmim ka shumë vlerë për të.

“Jam shumë i lumtur, i falenderoj të gjithë ata që votuam për mua. Për mua ky çmim do të thotë shumë, falenderoj Real Madridin dhe shokët e skuadrës të cilët kontribuan që unë të marrë këtë trofe”, u shpreh Benzema.