Vulat në pasaporta, anulohet miqësorja mes Irak-ut dhe Kosta Rika-s

Është anuluar miqësorja që kombëtarja e Kosta Rikës, një nga 32 vendet e kualifikuara në Botërorin e Katarit, duhet të luante sot në Irak, për shkak të problemeve ‘burokratike’.

Në një konferencë për shtyp, presidenti i federatës së futbollit të Kosta Rikës, Rodolfo Villalobos dhe kreu i delegacionit Juan Carlos Rojas shpjeguan se: “në kufi ka pasur momente tensioni, vërtet të vështira. Gjithçka filloi sepse erdhëm nga Kuvajti dhe irakianët donin të vendosnin vulën e vendit të tyre në pasaportat tona. Megjithatë, në bisedimet që patëm me ambasadorin irakian në Kuvajt dhe me ministrin e tyre të sportit, ne kishim marrë garancinë, të dërguar edhe prej tyre me shkrim”.