VIDEO-SYRI TV/ Investitorët strategjik, debate të forta në Kuvend, Gjiknuri fyen Shehajn

Ligji për investitorët strategjik nxiti debate të forta mes deputetit demokrat Agron Shehajt dhe ish ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri në Kuvend. Shehaj akuzoi parlamentin po shpall anëtarët e këtij institucioni investitor strategjik, duke sjell si precedentë rastin e Olta Xhaçkës në Palasë, dhe Gjiknurit në Butrint. Këto akuza, revoltuan Gjiknurin, i cili shpërtheu në ofendime ndaj demokratit Shehaj.

Nga SYRI TV

Deputeti Demokrat, Agron Shehaj akuzoi parlamentin nga foltorja e Kuvendit, se po bëhet mburojë për korrupsionin, duke sjell si argument shpalljen e ministres së jashtme investitor  strategjike.

Shehaj paralajmëroi se këtë çështje do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa theksoi se njëjtë u veprua edhe me Butrintin, ku sipas tij fshihen kushërinjtë e Damian Gjiknurit.

Termi investitor strategjik dhe përmendja e Butrintit, revoltoi ish ministrin Damian Gjiknuri, i cili shpërtheu në ofendime ndaj deputetit demokrat.

Gjuhën joetike të Gjiknurit, kryetarja e Kuvendit e justifikoi si kundërpërgjigje ndaj akuzave të Shehajt