Meta: Kriza energjetike në Shqipëri ka shkak kryesor modelin ekonomik që të këtyre 10 viteve të fundit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me takimin në Beograd, për energjinë të organizuar nga Norvegjiar dhe Serbia.

Meta shkruan, se Shqipëria është një bllok me Kosovën, por asnjë përfaqësues i Prishtinës nuk ishte i pranishëm në këtë takim.

Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Samiti i Ballkanit Perëndimor - Norvegji:

Tregu rajonal i energjisë, fillon duke respektuar Bllokun e Kontrollit të Pavarur të Operimit, ku ti vetë je pjesë.

Shqipëria është në një bllok kontrolli bashkë me Kosovën, e cila nuk përfaqësohej në takimin e Beogradit.

Ndërsa Serbia është bllok kontrolli i pavarur së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat përfaqësoheshin të plota në Beograd.

Shqiptarët duhet ta dinë se  shkëmbimet tregtare të energjisë midis Kosovës dhe Serbisë janë zero.

Si mund të flasësh për treg rajonal apo bashkim tregjesh, kur ende nuk ke në operim tregun lokal të energjisë?

Bursa Shqiptare e Energjisë ka si aksionerë OST dhe KOSTT.

Të mendosh që tregu energjisë zgjidhet nga Ballkani Hapur, është injorim i investimeve të realizuara në sektorin energjetik nga shqiptarët dhe donatorë shumë të rëndësishëm si Banka Botërore, KFË dhe EBRD.

Kriza energjetike në Shqipëri, ka sot shkak kryesor modelin ekonomik që ky sektor zbaton këto 10 vitet e fundit.

Shumë pak investime në rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet tona natyrore dhe asnjë investim për prodhimin e energjisë nga gazi natyror.