‘S’pranojmë parazitë në opozitë’/ Strazimiri-Alibeajt: Trego për takimet me Ballën! Demokratët janë në aksion

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri, komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv deklaratën e Enkelejd Alibeajt i cili tha në Parlament se 'parazitë në opozitë nuk pranojmë'.

Strazimiri deklaroi se Enkelejd Alibeaj ka fyer të gjithë demokratët ndërsa shtoi se ai nuk ka bërë asnjë punë, por vetëm takohet dhe i jep ‘OK’ Taulant Ballës për gjëra të cilat s’duhet t’i bëjë.

"Nëse ka foluar në cilësinë e punëtorit të opozitës dhe jo të parazitit, të tregojë çfarë ka bërë deri tani përveçse ka takuar Taulant Ballën dhe i ka dhënë 'OK' për gjëra që nuk duhet t'ia jepte dhe nuk ka mandatin ta bëjë.

Sot ka qenë një ditë e keqe sepse ai ka fyer të gjithë demokratët. Duke konsideruar parazit demokratët, këta të fundit janë në këmbë ndryshe nga Alibeaj, Basha e disa të tjerë që i premtuan më 26 prill betejë pa kompromis kundër regjimit.

Demokratët janë në betejë, mbushin sheshet, bëjnë sakrificën e tyre pavarësisht se një pjesë e përfaqësuesve të tyre për të cilët kanë lënë kockat për tu mbledhur votat, i kanë lënë në mes të rrugës.

Fjalia është shumë e rëndë. Alibashat, sharjet për demokratët duke i quajtur llumi e pijanecë, gjuhë nga e cila kishin hequr dorë, i janë rikthyer sërish.

Duhet të marrin përgjigjen e duhur nga demokratët, nga ata të cilët i kanë sfilitur 8 vite në protesta false. "-tha Strazimiri.