Gazetari Murati: Dy mënyrat për të ndalur zullumin politik të Ramës

Duke folur në ‘Task Force’ më Sonila Meçon në SYRI TV, gazetari Erl Murati ka shprehur mendimin e tij, se dy janë mënyrat që mund të ndalin Ramën në aferën e portit të Durrësit, që sipas tij është një zullum politik.

‘Dy janë mënyrat për të ndalur një zullum politik.

E para me një barrierë politike, që është vota. Dyshoj se edhe me një protestë, që populli i hyn vezirit brenda siç tha Berisha në parlament, do të stepet Rama dhe qeveria në këtë gjë. Kur ti sheh që një qeveri bën një zullum, atëherë rrotacioni është rruga normale që njeh historia politike.

Ose në rastin konkret, ka një ndërhyrje nga partnerët ndërkombëtar të cilët sigurisht janë të shqetësuar nga paqartësitë e një projekti që ndodh në një port strategjik të një vendi anëtar të NATO-s.

Nuk shikoj mënyra të tjera. Nuk kam besim se drejtësia mund të bëjë diçka në këtë pikë. Nuk kam besim që me një revolucion popullor ai të tërhiqet’, - deklaroi gazetari Erl Murati gjatë diskutimit të tij në SYRI TV.