Bilanci i COVID/ 18 raste të reja në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus nga 518 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 3 pacientë.
Gjatë 24 orë të fundit janë shëruar nga koronavirusi 10 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 209 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Këlcyrë, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë.
Statistika ( 17 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 518
Testime totale 2,004,726
Raste pozitive 332,106
Raste të shëruara 328,303
Raste Aktive 209
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 150
Gjirokastër 15
Vlorë 12
Fier 10
Elbasan 5
Berat 4
Lezhë. 4
Durrës 4
Shkodër 3
Korçë. 2