Projekti i Portit të Durrësit, Murati: Ja pikat e errëta që ngrenë dyshimet për mega-aferë

Gazetari Erl Murati komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv aferën korruptive të Portit të Durrësit. Erl Murati tha se ka mungesë të thellë transparence nga qeveria ndërsa përmendi disa pika të errëta që ngrenë dyshime për një mega-aferë.

"Qeveria e paaftë të japë përgjigje. Qeveria duhet të argumentojë përse bëhet me procedurë të përshpejtuar. Gara duhet të ishte e hapur.

Ekspertët vlerësojnë që kompania do investojë jo më shumë se 160 mln euro, 80 i ka kapital dhe 80 do i marrë kredi. Kompani që ka premtuar se do investojë nga kapitali 80 mln dollarë.

Nuk e quaj të pamundur që dhe kompani të tjera ta bëjnë një investim të tillë. Një tjetër pikë e errët është se kompania është e regjistruar në parajsat fiskale.

Do mendohesha dy herë për këtë pikë strategjike në Shqipëri. Pikë e errët fakti që ata thanë se do shesin pashaporta, kundërshtohet nga partnerët ndërkombëtarë. Kush do ndërtohet në fillim, porti apo apartamentet?

Ka mjaft pika që kjo qeveri ka dështuar për transparencë. Kjo është një marrëveshje e dyshimtë."-tha Murati.