Ky është shqiptari që qëlloi me armë gruan dhe vrau veten

Personi që po shikoni në foto është Oltjon Sallaku, 21-vjeçari shqiptar që qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij marokene, Lamia Elambri.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Cassano delle Murge, në Bari të Italisë.

Sallaku e qëlloi dhe pasi kujtoi se i kishte marrë jetën, u vetëvra duke qëlluar veten me armë zjarri në kokë.

Por, Elamri mbijetoi dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Çifti ishin prindër të një vajze 2-vjeçare, e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në shtëpinë e gjyshes.

Pritet që të zbardhet ende arsyja që shkaktoi përleshjen mes çiftit.