Shehaj-qeverisë: Hajdutë, gënjeshtarë! Inceneratorët, Butrinti e Porti i Durrësit janë aferat tuaja

Deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë se Parlamenti është kthyer në mburojë të korrupsionit.

Agron Shehaj përmendi ministren Xhaçka, investitore strategjike, aferën e inceneratorëve, lidhjen e Gjiknurit me Butrintin dhe aferën më të re, atë të Portit të Durrësit.

Sipas Agron Shehajt qeveria çdo ditë bën afera ndërsa shtoi se Parlamenti është kthyer në mburojën e hajdutëve.

"Parlamenti po kthehet në mburojë për korrupsionin. E kemi të qartë çfarë ka ndodhur me ministren e jashtme, që u shpall investitore strategjike. U fsheh pas bashkëshortit, pasi i doli kjo u fsheh pas kunatës.

Mashtrim pas mashtrimi. Tani që gjërat janë flagrante, ndërhyn parlamenti. Me kë është kjo mazhorancë, me ligjin apo me njeriun.

Do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Ministrja e tunduar nga pushteti ka përdorur pozicionin për tu pasuruar. Ndryshe nga çfarë ndodh në perëndim, parlamenti kthehet në mburojën e hajdutëve.

Përveç propagandës keni krijuar kompani offshore. Afera korruptive, qeveri që orkestron çdo ditë nga një aferë. Përdorni gjithë pushtetin për të fshehur gjurmët.

Me Unazën e Madhe, kompani offshore, mashtrim. Me Gjiknurin për Butrintin. Me inceneratorët qeveria mashtroi se të Tiranës do e merrte një kompani e huaj. Kompanitë e huaja nuk janë se ishin një mashtrim.

Zoto, Mërtiri, janë kukulla, instrumenta për të realizuar vjedhjen. Arkitektët realë të inceneratorëve janë në këtë sallë të parlamentit, kryeministri, kryetarë bashkie. Të gjithë me vetëdije të plotë.

Sot Zoton, Mërtirin e keni në kërkim, qeveria u paguan para njerëzve në kërkim nga drejtësia.

Tani kemi Portin e Durrëit, afera më e madhe. Do marrë qeveria për vete Portin e Durrësit.

Rama mashtroi dy vjet qytetarët për kompaninë Emaar, por në vend të saj shkoi në ishuj, Porti i Durrësit, skemë si inceneratorët.”-tha Shehaj.