Trajneri i Argjentinës njoftoi ndryshime në prag të Kupës së Botës

Trajneri i ekipit të futbollit të Argjentinës, Lionel Scaloni, ka bërë të ditur se do të ketë ndryshime në mesin e lojtarëve të thirrur në Kupën e Botës.

Pasi Argjentina mposhti Emiratet e Bashkuara Arabe me rezultat 5-0 në ndeshjen miqësore para fillimit të Kupës së Botës, Scaloni njoftoi ndryshimin në mesin e lojtarëve.

"Ekziston mundësia për të ndryshuar listën për Botërorin. Do të shohim, ka disa lojtarë që nuk janë 100 përqind gati. Jemi të kujdesshëm dhe do të shohim se si do të zhvillohet situata", tha Scaloni.

Kujtojmë se Scaloni në listën e Katarit ka ftuar lojtarët e mëposhtëm:

Portierë: Emiliano Martinez, Geronio Rulli, Franco Armani.

Mbrojtja: Nahuel Molina, Gonzalo Montiel, Cristian Romero, German Pezzella, Nicolas Otamendi, Lisandro Martinez, Marcos Acuna, Nicolas Tagliafico, Juan Foyth.

Mesfusha: Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Alexis McAlister, Guido Rodriguez, Alejandro Gomez, Enzo Fernandez, Exequiel Palacios.

Sulmi: Angel Di Maria, Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Nicolas Gonzalez, Joaquin Correa, Paulo Dybala, Lionel Messi.

 

Ndryshimet mund të bëhen deri në 24 orë përpara ndeshjes së parë të kombëtares në turne, që për Argjentinën është e martë kur luan kundër Arabisë Saudite.