Ish-sulmuesi i njohur e pëson rëndë, dënohet me burg për evazion fiskal

Ish-sulmuesi i njohur norvegjez (91 paraqitje, 24 gola), John Carew u dënua këtë të mërkurë me 14 muaj burg për evazion fiskal nga gjykata e Oslos. Sulmuesi është fajtor për mosdeklarimin e afro 1.2 milionë eurove në organet tatimore gjatë periudhës 2014-2019 si dhe pasurinë e tij personale që vlerësohet në 29 milionë euro.

Gjykata e Oslos, megjithatë, sqaroi për AFP aftësinë e ish-lojtarit për të apeluar vendimin e gjykatës. Gjatë karrierës si futbollist, Carew ka mbajtur veshur fanellat e Lorenskog, Valerengas, Rozenborgut, Valencias, Romës, Beshiktashit, Lionit, Aston Vilës, Stok Sitit dhe Uest Hemit, ekip ku “vari këpucët në gozhdë” në vitin 2012.