", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/17/auto_alstair1668701701.jpg", "width": 900, "height": 574 } }

Ambasadori Britanik u thotë shqiptarëve: Mos ikni, keni alternativa në Shqipëri

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith i ka bërë thirrje shqiptarëve të mos shkojnë ilegalisht në Britani, duke iu thënë se ka shumë alternativa tjera ligjore si në Angli ashtu edhe në Shqipëri.

Nëpërmjet një video mesazhi në Twitter, ambasadori britanik thotë se dy qeveritë po punojnë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin

‘Për Britaninë miqësia me Shqipërinë ka vlerë të jashtëzakonshme për kontributin e komunitetit shqiptar në Britani, si edhe punën e britanikëve të ardhur në Shqipëri. Në e dimë shumë mirë se në zemër të marrëdhënieve tona janë lidhjet mes komuniteteve dhe popujt tanë.

Siç jeni në dijeni nga raportimet e fundit në media, ne po përballemi me një sfidë të përbashkët, rritjen e numrit të shqiptarëve që po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. Të dy qeveritë tona po punojnë bashkërisht për t’u treguar njerëzve se ka alternativa, qoftë këto të lidhura me mundësitë e vlefshme brenda Shqipërisë apo përmes rrugëve të ligjshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ne po punojmë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin’, tha ambasadori britanik nëpërmjet videomesazhit në Twitter.

Kujtojmë se sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka pohuar se ajo do të trajtojë ‘pushtimin’ nga emigrantët me politikat e saj të reja, duke shkaktuar reagime të mëdha për gjuhën e përdorur.