Koncesioni i rrugës Lekaj-Fier, Çaushaj: Afera e radhës, qeveria i jep para klientëve të vet

Aktivistja Rezarta Çaushaj komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv skandalin e radhës me koncesionin e rrugës Lekaj-Konjat-Fier.

Çaushaj tha se koncesioni është dhënë nga qeveria për një kosto prej 320 milionë eurosh. Sipas saj, kemi të bëjmë me një aferë të radhës ku qeveria i jep para klientëve të vet.

"Të gjitha koncesionet që në momentin kur janë shpallur kanë bërë shumë bujë dhe të gjitha kanë qenë pak a shumë skandale, kanë të përbashkëta. Bëhet fjalë për një aferë korruptive. Tendera pa garë.

320 mln euro do shkojnë jo vetëm për rrugën, por për ta zgjeruar. Për këtë do hedhin 320 mln euro dhe mirëmbajtje për 13 vite.

Ndërtimi shkon mesatarisht 7 mln euro për kilometër, flasim për ndërtim, në rastin konkret kemi zgjerim dhe duket se bëhet fjalë për aferat e zakonshme të qeverisë që i shpërndan para klientëve të vet."-tha Çaushaj.