Iu gjetën në furgon mbi 16 mijë euro të padeklaruara në Durrës, vihet nën hetim 48-vjeçari nga Vlora

Gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit është gjetur e fshehur në një furgon një shumë parash prej 16 670 euro të cilat nuk ishin të deklaruara.

Si rezultat, drejtuesi i mjetit, një 48-vjeçar me  iniciale F.V., nga Vlora është vënë nën hetim për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi", ndërsa paratë u sekuestruan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.