Fletë-arrestet/ Berisha: Janë rrogëtarë të sipërmarrjes së Ramës, Kokës, Agaçit e Veliajt! SPAK i lajmëroi të iknin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli në Kuvend në lidhje me 11 fletë-arrestet e lëshuara dje nga SPAK për inceneratorët.

Sipas Berishës, SPAK arrestoi disa persona se disa i kishte lajmëruar të iknin dhe se të arrestuarit janë rrogëtarë të sipërmarrjes së Ramës, kokë, Agaçit , Ahmetit e Veliajt.

Berisha: Shteti ligjor, ju vendosët monizmin e plotë që e ka katandisur Shqipërinë 4 vende më poshtë se diktatura e Vietnamit.

Dje skapi juaj arrestoi disa persona se disa i kishte lajmëruar të iknin. Janë rrogëtarë të sipërmarrjes së Ramës, kokë, Agaçit , Ahmetit e Veliajt

Kur një kryeministër firmos për ti dhënë një kompanie pa eksperiencë, firmos në kundërshtim me qëndrimin e AKPP, për të prokuruar me negociata të mbyllura, e bën vetëm kur sipërmarrja është e tij. Nuk e bën kurrë as për vëllain e tij.

Kur një kryeministër firmos, për ti dhënë 8 përqind bonus një kompanie që kjo që drejton sot seancën të vetmet meritë në jetën publike ka një shkresë ku i thotë se kompania nuk ekziston.