Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Edi Rama, Olsi e Vuçiçi, marrin secili nga 300-400 mln euro

Kreu i demokratëve Sali Berisha foli në Kuvend për aferën e Porti të Durrësit, ku denoncoi Edi dhe Olsi Ramën, se në bashkëpunim me Vuçiçin dhe vëllezërit Karriç, do përfitojnë secili nga 300-400 milionë euro.

Sipas Berishës, për këtë aferë çdo shqiptar do paguajë të paktën 1 mijë dollarë për ndërtimin e portit të ri.

Berisha: Vëllezërit Karriç të kompanisë që ndërtuan frontin ujor në Beograd.

Balla: Gënjen

Berisha: Ti që thua ashtu ti gënjen. Vijnë tani e ndërtojnë me Ramën e do marrë dhuratë 200 hektarë tokë deri para 3 ditësh thanë 80 dje zonja Balluku tha janë 200. Rama Olsi e Vuçiçi, marrin të paktën secili nga 300-400 mln euro.

Në një aferë në të cilën çdo shqiptar do paguajë të paktën 1 mijë dollarë për ndërtimin e portit të ri.