", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/17/auto_1-202-780x4391668696368.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Gjykata holandeze lë fajtor tre rusët për rrëzimin e aeroplanit të Malasyia Airlines

Një gjykatë në Holandë, në verdiktin e fundit konstatoi se Rusia kishte kontrollin mbi separatistët në pjesën lindore të Ukrainës, ku një aeroplan i aviokompanisë Malasyian Airlines u rrëzua në vitin 2014, duke vrarë 298 personat që ishin brenda fluturakes, raporton CNN.

Bëhet fjalë për rusët Igor Girkin, Sergey Dubinski dhe Leonid Harchenko, të cilët kishin rolin kryesor për rrëzimin e aeroplanit

Kujtojmë që aeroplani me numrin MH17 po fluturonte nga Amsterdami i Holandës në drejtim të Kuala Lumpur, Malajzi, kur ishte rrëzuar.

Kryetari i trupit gjykues, Hendrik Steenhuis, lexoi vendimin për tre separatistët rusë dhe një ukrainas të akuzuar për vrasje masive, si dhe për rolin e tyre në rrëzimin e aeroplanit.

Në gjykatë gjithashtu është konstatuar se për rrëzimin e aeroplanit me plot pasagjerë, ishte përdorur sistemi raketor Buk që është prodhuar në Rusi.

Ky sistem raketor ishte dërguar në fshatin Permovajsk dhe nga ai ishte shkrepur një raketë, e më pas ky sistem është rikthyer në Rusi, thuhet ndër tjera në raportin e gjykatës holandeze.