", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/17/auto_2w3gesdv1668692929.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO/ Yjet e Brazilit sfidojnë njëri-tjetrin, Neymar dhuron ‘show’

Kombëtarja braziliane po kryen në Itali përgatitjet për Botërorin e Katarit, që do zhvillohet për herë të parë në histori në dimër (20 nëntor-18 dhjetor). Seancat stërvitore të Tites janë të larmishme dhe të veçanta.

27 lojtarët e grumbulluar janë sfiduar me një prove ndryshe nga të tjerat. Një dron hedh një top nga 35 metra lartësi dhe futbollistët e kombëtares seleçao duhet ta stopojnë atë.

Të gjithë dështojnë me radhë, por jo Neymar. Sulmuesi i PSG-së ishte i vetmi që ia doli ta spostonte topin e ardhur nga lartësia e madhe. Më pas festë me shokët siç dallohet në video.

Pesë herë kampionët e botës vazhdojnë përgatitjet e tyre në qendrën stërvitore të Juventusit. Brazili luan takimin e parë në Botëror ndaj Serbisë (24 nëntor), teksa në grupin G bëjnë pjesë edhe Zvicra e Kameruni.