Mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi akses në “të gjitha provat” e mbajtura nga aleatët e Kievit për rrethanat e shpërthimit në Poloni, pasi deklaroi sërish se raketa që ra në Poloni ishte “ruse”.

Telefonata Kuleba-Blinken u zhvillua mëngjesin e sotëm pasi Rusia nisi një valë të re sulmesh raketore kundër Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës përshëndeti “ndihmën jetike amerikane” në sektorin e mbrojtjes, duke përmendur faktin se dërgesat e armëve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë duhet të përshpejtohen në përgjigje të përshkallëzimit të sulmeve raketore ruse.

Dmytro Kuleba i kërkoi posaçërisht Uashingtonit që të furnizonte Ukrainën me sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/29/auto_dmytro_kuleba1648533002.webp", "width": 963, "height": 541 } }

Kuleba përsërit akuzat: Rusia është përgjegjëse për sulmin me raketa në Poloni

Rusia është përgjegjëse për sulmin me raketa në Poloni, tha në një deklaratë ditën e sotme ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, pas një bisede telefonike me homologun e tij amerikan Anthony Blinken.

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për sulmin me raketa dhe efektet e saj në territorin e Ukrainës, Polonisë dhe Moldavisë”, tha Dmytro Kuleba në një mesazh në Twitter.