Mali i Zi ekstradon në SHBA dy të kërkuar nga FBI

Policia malazeze ka dorëzuar sot në SHBA dy persona nga lista e të arratisurve më të kërkuar të FBI-së në pikën kufitare të Aeroportit të Podgoricës.

Bëhet fjalë për dy shtetas amerikan të cilët janë ekstraduar me qëllim kryerjen e procedimit penal për veprat penale të bashkimit kriminal me qëllim të mashtrimit dhe përvetësimit bankar, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Ata akuzohen për 11 vepra penale përvetësim, tetë vepra penale mashtrim bankar, vjedhje e rëndë identiteti dhe veprën penale bashkim kriminal me qëllim pastrim parash.

Ata u arrestuan në shkurt të këtij viti në Mal të Zi në bazë të fletë-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga NCB Interpol Washington. Të arrestuarit kishin pasaporta false të Mbretërisë së Bashkuar dhe Meksikës.