I quajti demokratët parazitë/ Strazimiri i’a numëron Alibeajt: Lajm i mirë, si çdo e vërtetë e sinqertë

Anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratës skandaloze të deputetit që ka marrë mandatin nga demokratët Enkelejd Alibeajt, se ai nuk pranon parazitë në opozitë dhe se nuk do të përfaqsojë asnjë që nuk e lidh me të.

Në postimin e tij në Facebook, Strazimiri e ka quajtur një lajm të mirë këtë të vërtetë të sinqertë të Alibeajt, duke ia numëruar demokratëve të gjitha sakrificat që kanë bërë që këta deputetë të mernin mandatet dhe ka kërkuar prej tyre ti japin xhevapin që meritojnë.  

Postimi i plotë:

Ky është një lajm i mirë, si çdo e vërtetë e sinqertë!

Të gjithë ju "parazitët":

* që 8 vite rrjesht u cfilitët në mitingje e protesta, 

* që thithët gaz e u lagët në shi e prapë nuk lëvizët nga vendi,

* që u rropatët nëpër në çadra,

* që harruat familjet dhe hallet tuaja për të mbledhur vota për këta...

* që prisnit fillimin e "betejës finale", "pa kompromis"

* që mbushët stadiumin në 11 dhjetor,

* që i shkarkuat me referendum në 18 dhjetor,

* që u treguat se kush dhe sa jeni me 6 mars,

* që zgjodhët me votë të lirë drejtuesit tuaj me 22 maj e më pas në prill,

* që mbushët sheshin në 7 korrik e në 12 nëntor...

* që ende prisni t'ju përfaqësojnë...

sot më në fund e morët vesh nga goja e tyre (citoj):

* se NUK DUAN T'JU PËRFAQËSOJNË!!!

* se ME JU NUK I LIDH ASGJË!!!

* pasi NUK JENI NJERËZ DINJITOZË....

✌️💪 Vlerësojeni si një moment sinqeriteti, dhe po aq sinqerisht dhe drejtpërdrejtë jepuni xhevapin, kudo që t'i shihni✌️💪

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas

✌️💪🇦🇱🇺🇲💪✌️