Raporti sekret ushtarak: Gjermania duhet të përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë

Trilleri që u shpalos në orët dramatike pas sulmit me raketa në fshatin polak Przewodow dhe derisa u tha se raketat nuk ishin të ushtrisë ruse, u tregoi partnerëve të NATO-s se përfshirja e tyre në luftën e Ukrainës është një mundësi krejtësisht realiste.

 Një mundësi e shmangur natyrshëm nga të gjitha qeveritë, të cilat u përpoqën që nga fillimi më 24 shkurt të mos shkaktonin ‘keqkuptime’ me Rusinë.

Vija konsistente është se NATO nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj e lufte, sepse pasojat do të ishin katastrofike.

Por çfarë ndodh në rast se një luftë e tillë bëhet de facto e pashmangshme?

Media Speigel ka arritur të sigurojë një raport të klasifikuar të Ministrisë së Mbrotjes gjermane që përshkruan ‘riorientimin strategjik’ të Bundsweher-it përballë një konfrontimi të mundshëm të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë.

Raporti është nënshkruar nga gjenerali Eberhard Zorn inspektor i përgjithshëm i forcave të armatosura gjermane, të cilën e ka përgatitur për vite të vështira.

Dokumenti konfidencial prej 68 faqesh mban titull disi të paqartë: ‘Udhëzime Operacionale për Forcat e Armatosura’.

Por përmbatja e tij është shumë specifike.

As më shumë e as më pak gjenerali gjerman qysh në fund të shtatorit, tha se ushtria gjermane duhe të përgatitet në mënyrë më efektive për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë.

''Sulmet në Gjermani potencialisht mund të kryhen pa paralajmërim dhe ndoshta me viktima të mëdha”, thuhet në raport. 

Dhe në një pikë tjetër është: “Pa dyshim, aftësia për të mbrojtur vendin dhe territorin e NATO-s do të jetë jetike dhe madje më e rëndësishme se më parë”.

Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen e lexuesit është përsëritja e vazhdueshme e fjalës “frenim”.

 Për shkak se një konflikt i drejtpërdrejtë në krahun lindor të NATO -s " bëhet përsëri më i mundshëm ", Gjermania duhet të luajë një rol udhëheqës në Evropë dhe t'i bëjë forcat e saj të armatosura më të forta. 

Në këtë kontekst, sipas gjeneralit Chorn, “stërvitja dhe gatishmëria operacionale e forcave të armatosura në një skenar me intensitet të lartë (lufte) është shtylla kurrizore e parandalimit”.

Me fjalë të tjera, nuk mjafton më dërgimi i njësive të specializuara në misione specifike jashtë vendit, siç është bërë deri më tani. 

Përkundrazi, për nevojat e NATO-s, njësitë e shumta ushtarake duhet të mbahen në gjendje të gatishmërisë së plotë operacionale.

Pritshmëritë nga Gjermania si një "komb lider"

Dhe këtu vjen raporti konfidencial me shprehjen “pika kthese” e përdorur nga kancelari Scholz pas pushtimit rus të Ukrainës, në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit më 27 shkurt.

 “ Lufta në Europë është sërish realitet ”, siç e përshkruan më konkretisht gjenerali Zorn në hyrje të raportit.

 " Rrjedhimisht, Gjermania duhet të përgatitet për faktin që në rast të një sulmi rus në krahun lindor të NATO-s, Bundeswehr-i do të duhet të sigurojë forca luftarake dhe të gatshme për veprim dhe të mos presë mbështetje nga SHBA .

" Ajo që inspektori i përgjithshëm i forcave të armatosura gjermane paralajmëron prerazi është se as BE -ja as NATO-ja nuk mund të përballojë të fillojë planifikimin dhe grumbullimin e forcave kur të fillojë një sulm i mundshëm.'' 

Chorn nënvizon gjithashtu " rolin kryesor që ushtria gjermane është thirrur të luajë në krahun lindor të NATO-s në një luftë të detyruar". 

Natyrisht, kërkesa për fokusimin e Bundesverit në mbrojtjen kombëtare dhe të NATO-s nuk është krejtësisht e re. 

Tashmë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, NATO u detyrua të ripërshtaste planet e saj.

Në krahun lindor të NATO -s ai instaloi njësi të vogla komando, diçka si argjinatura e parë njerëzore dhe shumëfishoi stërvitjet ushtarake në krahasim me të kaluarën. 

Megjithatë, ndryshe nga sot, pothuajse të gjithë gjeneralët e NATO-s ishin të sigurt se Rusia nuk do të kërkonte konfrontim të drejtpërdrejtë me NATO-n dhe ky është ndryshimi i madh.

 Ky besim, kur dikush lexon raportin, është zhdukur.

 Se si do të zhvillohet ushtria gjermane në vitet e ardhshme është një çështje kritike për partnerët e saj. 

Për shkak të pozitës dhe rëndësisë së saj ushtarake, Gjermania konsiderohet si një “komb lider”, dhe kjo shkakton edhe disa “pritshmëri” nga ana e aleatëve të NATO-s, të cilat përkthehen në “gatishmëri operacionale”. 

Një gjeneral tjetër gjerman e shprehu më qartë. "Nëse ne nuk lëvizim shpejt dhe nuk pajisim ushtrinë tonë, asnjë ushtri tjetër në Evropë nuk do ta bëjë këtë."