Partia Demokratike me faqe të re online: Vjen pdsh.al, portali i demokratëve

 Partia Demokratike e Shqipërisë ka publikuar faqen e saj online, në të cilën çdokush mund të informohet mbi zhvillimet në këtë forcë poltike dhe në vend, mbi ngjarjet e ditës dhe me aktivitetin politik të PDSH-së.

Fjalimet, deklaratat, aktivitetet brenda dhe jashtë selisë së Partisë Demokratike do të publikohen në transparencë të plotë për median dhe qytetarët.

Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, aksioni politik, strukturat e saj, programi, historiku, vlerat themelore, filozofia dhe publikime të tjera janë rubrikat kryesore të faqes online.

Në këtë faqe gjithashtu qytetarët mund të denoncojnë raste të abuzimit të pushtetit dhe problematika apo shqetësime të tyre apo të komuniteteve.