‘Përplasen me policinë për të drejtat e tyre’/ Paloka: Kur do e kuptojmë se duhet të luftojmë të gjithë?

Deputeti i PD-së Edi Paloka i bërë thirrje qytetarëve të Divjakës që të dalin të gjithë dhe të mbrojnë të drejtat e tyre, duke marrë shembull përplasjen e sotme të dhjetra banorëve të cilët hoqën traun nga rruga e Parkut Kombëtar të Karavastasë.

‘Është e vetmja mënyre me këtë qeveri e këta pushtetarë. Kur do kuptojmë se për të drejtat duhet të luftojmë të gjithë?’, shkruan Paloka në Facebook.

Postimi i plotë:

Banore te Divjakes kane protestuar dhe jane perplasur sot me policine per te mbrojtur nje te drejte te tyre. Eshte e vetmja menyre me kete qeveri e keta pushtetare. Po ajo qe ben pershtypje eshte se megjithese perpara kesaj padrejtesie te madhe, jane gjithe banoret e Divjakes, ne proteste kane dale vetem disa dhjetra banore…! Kur do kuptojme se per te drejtat duhet te luftojme te gjithe ? Nuk e kam per ata qe per hir te partise (rilindjes) jane gati te pranojne te shkelen me kembe, po per te tjeret qe ende presin qe betejat per te drejtat e tyre ti zhvillojne te tretet apo opozita nderkohe qe ata vete qendrojne perpara ekranit apo ne kafene duke pritur…?!