‘1 minutë heshtje për 38 intelektualët e Tiranës’/ Këlliçi: Turp kush nuk denjoi të ngrihej! Gjakprishur...

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka kërkuar gjatë seancës së sotme një minutë heshtje në nder të 38 intelektualëve të vrarë në 16 nëntor 1944 nga filojugosllavët në Tiranë.

Kërkesës së Këlliçit iu përgjigjën deputetët e PD-së që ishin në sallë por nga krahu i deputetëve të PS vetëm Xhemal Qefalia i cili i kërkon edhe deputetit që ka në krahë Nasip Naços të ngrihet, por ky e refuzon.

‘Turp kush nuk denjoi të ngrihej në këmbë në shenjë respekti! Gjakprishur që nuk meritojnë të jenë në atë sallë’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Me shumë vështirësi për të marrë të drejtën e fjalës nga drejtuesja e seancës, në një sallë ku mazhoranca hesht por as dëgjon, propozova 1 minutë heshtje për 38 banorët e Tiranës, intelektualë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, që u ekzekutuan nga partia filojugosllave komuniste, më 16 nëntor 1944.

Turp kush nuk denjoi të ngrihej në këmbë në shenjë respekti! Gjakprishur që nuk meritojnë të jenë në atë sallë.