Protesta në Divjakë/ Vasili: Boll me trarët e korrupsionit të rilindjes. Të gjthë në protesta...

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur sot nga banorët, në kundërshtim të vendosjes së traut në në hyrje të parkut të Divjakës.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili u shpreh se protesta e qytetarëve ishte e drejtë ndërsa bëri thirrje për protesta masive.

Postimi i plotë:

“Boll me “traret” e korrupsionit te Rilindjes, qe nuk ngopet duke shtuar taksat e reja ndaj qytetareve.

Qytetaret në protestë shume te drejte për të kundërshtuar vendosjen e traut në hyrje të parkut të Divjakës, që i detyron qytetarët dhe automjetet të paguajnë për të hyrë.

Te gjithe ne protesta para se Rilindja tu vendose traun te shtepia cdo qytetari”, tha ia.