‘Qëndresë deri në fund...’/ Deputetja e PD në Divjakë: S’do pranojmë pushtimin e Edi Ramës...

Deputetja e Partisë Demokratike, e qarkut të Fierit,Ilda Dhori ishte edhe sot në mbështetje të banorëve që kanë dalë prej tre ditësh në protestë për të kundërshtuar vendosjen e traut në hyrje të parkut të Divjakës, që do i detyrojë qytetarët dhe automjetet të paguajnë për të hyrë.

Dhori paralajmëroi se banorët do të vijojnë qëndresën e tyre deri kur institucionet që kanë marrë këtë vendim të tërhiqen.

Më herët gjatë të enjtes pati një përplasje mes policisë dhe banorëve protestues, ku këta të fundit larguan kabinën e traut nga rruga, ku sipas deputetes ishte një strukturë e paligjshme.

Dhori: Në ditën e tretë të protestës këtu në hyrje të parkut Divjakë Karavasta me numër më të madh të banorëve të Divjakës, Lushnjës e zonave përreth që janë këtu për të protestuar kundër kësaj padrejtësie, kundër vendosjes së traut në hyrje të Divjakës që është parku i gjithë qytetarëve që është park i lirë e do vijojë të mbetet i tillë.

Nuk do të pranojmë dhe këtu pushtimin e Edi Ramës kur nuk kemi lejuar pushtimin, dëmtimin e këtij parku dhe në kohërat e trazira më të errëta të këtij vendi.

Çdo ditë do jemi këtu deri në zmbrapsjen përfundimtare të atyre që kanë marrë këtë vendim arbitrar për të bllokuar këtë pasuri kombëtare. Banorët hoqën një strukturë të paligjshme.