KAFE SHQETO/ ‘Mela Drama’ e Olsa Toqit, kompozitorja e vetme grua në Ballkan, vjen në Shqipëri me një tur disa-ditorë

Si kompozitorja e vetme grua e kohërave të fundit në Ballkan për një opera, vjen ditën e sotme ekskluzivisht për ‘Kafe Shqeto” Olsa Toqe me ‘Mela Dramën’.

"Mela Drama" është një pjesë operistike e cila sjell në skenë mëkanin fillestar të Evës dhe Adamit ku kjo e fundit zhvishet nga mëkatet. Për herë të parë në Shqipëri, Toqe ka treguar se do të ketë një tur në të gjitha qytetet e vendit për ta sjellë Mela-Dramën në skenë.

“Duhet shumë kohë e durim që të bësh një opera, mbi të gjitha një dëshirë të madhe. Gjëja e parë që mendova kur nisa të bëja këtë opera është të tregohem pak e zgjuar, që do të thotë se duhet të shihja se çarë ka apo nuk ka në treg. Nga ana tjetër, isha shqiptarët të cilët realisht nuk janë shumë të interesuar për opera. Megjithatë, “Mela Drama” flet për mëkatin fillestar pra Eva dhe Adami dhe momentin kur Eva kafshoi mollë në vend që të vishet ajo u zhvesh dhe këtu e gjitha mbaroi. Në jetën reale rastisi që ishte Eva Golemi, primo-soprano dhe me pjesëmarrjen e saj speciale u bë më e veçantë. Këtu ne menduam që të promovojmë edhe studentet të cilat ende nuk i kanë mbaruar studimet e larta ose ndjekin masterin"-tregoi ajo.

Pyetje: Çfarë ndodh me Evën në ‘Mela Dramë?

Eva:"Janë shtatë pjesë, me shtatë melodi të ndryshme ku secila zhvillohet për 4-5 minuta, por ka edhe nga ato që zhvillohet në tre minuta. Pesë meloditë e para janë të marra nga historitë pagane dhe kanë midis tyre kontraste të forta artistike dhe melodike. Risia e kësaj opere është se ka ardhur jo thjesht në formë klasike por edhe me live-elektronic. Këto të fundit janë tinguj të zhurmshëm, por sigurisht të pranueshëm për veshin".

Pyetje: Kjo opera vjen në gjuhën italiane, a do të ketë një tur italian?

Eva: Besoj që po! Unë edhe regjisorin e kisha italian,një personalitet në fushën dhe artin operistik. Artin e kam vënë në skenë më të dhe konteksti u pëlqye shumë. Mendoj që si mashkulli dhe femra janë bërë bashkë për të kompletuar njëri-tjetrin. Personalisht, do preferoja një tur për të gjitha vendet pasi çdo kulturë është e ndryshme dhe këtë e kam në planet e mia të afërta. Në të gjithë Shqipërinë do të kemi nje tur për të promovuar ‘Mela Dramën".

Më tepër, ndiqni linkun më poshtë:

Klea Sula/ Syri.net