‘Ëndërr të luaja ndaj Italisë’, Asllani: Shpresoja që të luaja si titullar, pyesni trajnerin për...

Shqipëria u mund me përmbysje ndaj Italisë me rezultatin 1-3, në një ndeshje miqësore të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “AIR Albania”. Për këtë miqësore luksi, në mikrofonat e “FSHF” është prononcuar edhe mesfushori i Interit dhe i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili pati minuta në pjesën e dytë ndaj kampionëve të Europës:

Për mua ishte një ëndërr që të luaja ndaj Italisë, duke qenë se kam shkuar që në moshën 2-vjeçare atje. Shpresoja që të luaja si titullar, por gjithsesi u aktivizova dhe jam sërish i lumtur.

Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, por Italisë po i dhe një mundësi ata të shënojnë gol sepse kanë lojtarë shumë të fortë.

Me disa aksione e kemi vendosur poshtë Italinë, por kemi qenë të pafat me dy shtylla.

Nëse edhe ndaj Armenisë do të jetë i mbushur stadiumi kështu si me Italinë atëherë do të jetë diçka pozitive për ne sepse do të na ndihmojnë edhe për të fituar ndeshjen sepse kemi edhe kohë pa e bërë një gjë të tillë", u shpreh Asllani.

Ndërkohë, Asllani nuk e ka fshehur zhgënjimin që nuk nisi nga minuta e parë.

Nuk e di pse nuk isha pjesë e lojës nga minuta e parë dhe për këtë duhet të pyesni trajnerin. Unë jam këtu, stërvitem mirë dhe jam gjithmonë gati, por nuk e di pse nuk aktivizohem shumë.