Betohen 10 deputetët e rinj serbë në Kuvendin e Kosovës

Nuk ka zgjatur shumë boshllëku i krijuar nga Lista Serbe në Kuvendit e Kosovës, pas tërheqjes së tyre nga institucionet më 5 nëntor, për shkak të çështjes së targave.

10 deputetë të tjerë serbë janë betuar sot në organin më të lartë ligjvënës në Kosovë, 9 prej të cilëve sërish nga Lista Serbe.

Deputet e rinj janë Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajloviq, Bilana Makshiq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq dhe Cvetko Velkoviq, deputet i partisë GIIniciativës qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Komuniteti serb, si më i madhi në mesin e komuniteteve pakicë në Kosovë, i ka të garantuara me Kushtetutë dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës, i cili ka gjithsej 120.