‘Po lusni gangot e Durrësit që të investojnë’, Spaho: Porti projekt që kthen vendin në lavatriçe të pastrimit të parave të pista

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nga foltorja e Kuvendit, por me mikrofon të fikur dhe nga live i “Facebook’ të kryedemokrati Sali Berisha akuzoi maxhorancën për projektin e portit të Durrësit.

Sipas tij ky projekt rrezikon të kthejë vendin në lavatriçe të pastrimit të parave.

“Dëshiroj të flas për çështjen e integrimit europian, pasi është çështje jetike për Shqipërinë. Ata nuk kanë kurajo të rrinë të protestojnë me opozitën, por ikin me bisht ndër shalë. Integrimi i vendit në BE ka stopuar dhe s’ka bërë hapa para. Si mund të integrohemi ne në BE kur dëshirojmë të bëjmë amnisti fiskale për krimin e organizuar. Ka paralajmëruar BE që ‘nëse ju do të bëni amnisti fiskale penale, s’ka integrim’. Jo më kot të thash Taulant që ta dëgjosh atë fjalën e atit të shquar që e futët në burg; duhet të ndërroni trunin. Dhe me këtë tru nuk ikin dot në BE. Porti i Durrësit është shëmbëlltyra e plotë e pastrimit të parave. Keni filluar të kapni tërë gangot e Durrësit dhe po i lusni të investojnë në Portin e Durrësit. Ngrihuni kundër projektit të Durrësit, pasi është amnistia fiskale penale, e pastrimit të parave. Shqipëria po kthehet në lavariçe të pastrimit të parave.”, tha Spaho.