Historia që qëndron pas unazës me gur safir të Dianës dhe Kate Middleton

Ishte 16 nëntor 2010 kur Princi William njoftoi fejesën e tij me partneren e tij prej shumë kohësh, Kate Middleton.

Djali i parë i mbretit Charles dhe Dianës u fejua me të dashurën e tij me një unazë mahnitëse e cila mbante gur të çmuar safir blu e rrethuar me diamante.

Çifti doli për fotosesionin zyrtar dhe intervistën e fejesës dhe Middleton kishte veshur një fustan elegant blu. Veçantia e pamjes së saj ishte unaza e fejesës me safir dhe diamante, të mbajtur dikur nga vjehrra e saj që nuk do ta njihte kurrë, Princesha Diana.

“Është unaza e fejesës së nënës sime ”, tha Princi William në intervistë.”Jam e sigurt që të gjithë e kanë parë më herët” tha ai, ndërsa nusja e ardhshme mbretërore shtoi: “Shpresoj vetëm të jem e kujdesshme”.Është interesante se Princi Harry në fakt e trashëgoi unazën kur nëna e tyre vdiq, por “ai thuhet se ia ka ofruar unazën e çmuar vëllait të tij Princit William, në mënyrë që ai të mund t’i propozojë Kate Middleton.”

Historia e unazës

Dhe ndërsa shumë e lidhin unazën eçmuar me Kate Middleton , historia pas xhevahirit mahnitës daton në dimrin e vitit 1981.Më 24 shkurt 1981, Lady Diana Spencer dhe Princi Charles njoftuan zyrtarisht fejesën e tyre pas një gjashtë muajsh lidhje dhe kjo unaza ikonë do të shiste mijëra kopje.”Po, është një unazë me një gur safir dhe me diamante të mrekullueshme” tha ajo në intervistën e tyre historike të fejesës, duke treguar gurin masiv në gishtin e saj.Ndërsa nuk u fol shumë për unazën gjatë bisedës së tyre me BBC, pjesa ka një histori interesante.

Unaza mahnitëse 12 karatësh e rrethuar nga 14 diamante “u referua si ‘unaza publike sepse ndërsa ishte krijimi i ish argjendarit Gerrard, nuk ishte një dizajn unik.Në të vërtetë, Diana zgjodhi stilin nga një sërë unazash të sjella në pallat nga argjendaria e nivelit të lartë dhe nuk ishte një pjesë e porositur, siç kanë marrë nuset e mëparshme mbretërore.Një nga më të vlefshmit në llojin e tij

Thuhet se guri i çmuar, i cili është një safir Ceilon i rrethuar me diamante, “është me burim nga Sri Lanka dhe është i cilësisë AAAA, duke e bërë atë një nga më të vlefshmit në llojin e tij”.“Unë do ta vlerësoja vlerën e unazës rreth 465,000 dollarë, ” tha një eksperti i bizhuterive, duke shtuar: “Megjithatë, pas 10 vitesh, ka të ngjarë të vlejë mbi 595,000 dollarë, falë historisë, bukurisë dhe trashëgimisë së paçmuar”.Historia e saj është aq e gjatë sa është e mundur të shihet dhe nga brezat e ardhshëm të zonjave me gjakblu.