Fitorja minimale e Gjermanisë në miqësore, Neuer: Omani i vështirë, mendjen te Japonia

Manuel Neuer ishte në rolin e një spektatori në miqësoren ndaj Omanit. Gardiani i portës gjermane nuk ka dashur të kritikojë ekipin e tij në lidhje me paraqitjen e tyre në ndeshjen miqësorë, por e ka cilësuar modestët e Omanit si kundërshtarë të vështirë për t’u thyer në mbrojtje:

Vendësit ishin përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme në prapavijë dhe kjo na e bëri të vështirë për të depërtuar në zonën e tyre.

Ata treguan karakter deri në golin e Niclas Fullkrug dhe kjo është për t’u vlerësuar”, u shpreh kapiteni i përfaqësueses gjermane.

36-vjeçari “peshkoi” Japoninë si arsyen se përse ata ishin shumë të vakët në miqësoren e mbrëmshme ndaj Omanit:

“Qëllimi ynë nuk ishin  golat apo fitorja, por krijimi i një skemë ndërlidhëse mes reparteve dhe lojtarëve të ndryshëm. Japonia është ajo që ka rëndësi, e cila përkthehet në arkëtimin e 3 pikëve dhe nisjen me fitore të kompeticionit”, tha gardiani nga “Allianz Arena”