", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/17/auto_1-190-780x4391668676632.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Zgjatet për 120 ditë marrëveshja e grurit në Ukrainë

Ministri ukrainas i Infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, ka njoftuar se është arritur marrëveshja për zgjatjen e marrëveshjes për eksportimin e grurit përmes Detit të Zi edhe për 120 ditë.

Në një njoftim në Twitter, Kubrakov e ka quajtur “këtë lëvizje” një tjetër hap të rëndësishëm të luftës globale kundër krizës së ushqimit”.

Marrëveshja e drithit në Detin e Zi e arritur më 22 korrik, lejonte rifillimin e dërgesave të grurit nga disa porte të Ukrainës, drejt Detit të Zi, duke e çuar kështu në rreth 10 milionë tonë dërgesa dhe kontribuar në uljen e çmimeve në tregun ndërkombëtar.

Marrëveshja u nënshkruar gjithashtu nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, gjatë një ceremonie në Stamboll.

Kujtojmë që në tetor, Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në këtë marrëveshje, por u rikthye pas katër ditësh, duke larguar paksa frikën për ndërprerje të mëtejshme në eksportet e grurit.

Gjatë javëve të fundit ka pasur një optimizëm në rritje se Rusia do të miratonte vazhdimin e marrëveshjes.