Vuçiç i quan vëllezër Putinin dhe rusët, Rama i shkon sërish në Beograd

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sfidoi hapur Perëndimin, duke thënë se i quajtur vëllezër Vladimir Putinin dhe rusët.

Në një takim me një këshilltar të liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, Vuçiç tha se ai nuk ka ndërmend të shkatërrojë marrëdhëniet vëllazërore me Moskën.

Por një ditë pas kësaj deklarate që bëri shumë bujë në Perëndim, në Beograd ka mbërritur vetë Edi Rama.

Kryeministri shqiptar nuk ndodhet atje për ndonjë vizitë të rëndësisë së veçantë, por thjesht për të marrë pjesë në një seminar për energjinë e rinovueshme në rajon.

Rama do të flasë në një panel për investimet norvegjeze në Ballkan, thuhet në një njoftim zyrtar.

Kryeministri shqiptar, si asnjëherë në historinë e vendit, e ka mbrojtur vazhdimisht Serbinë dhe liderin e saj autokrat, Aleksandër Vuçiç përpara ndërkombëtarëve.