Demokratët bashkohen në bazë/ Flamur Noka: Mesazhi vjen nga Puka

Demokratët janë të bashkuar në bazë. Ky është mesazhi që vjen nga Puka. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se demokratët janë bashkuar për fitoren.

“Nga Puka një mesazh për ju demokratë: Bashkohemi të gjithë!

Asnjë kontribut nuk do të hidhet poshtë.

Bashkim për të shpëtuar vendin nga mjerimi!

Demokratët kanë një flamur.

I nderuar t'iu bashkohesha demokratëve të Pukës dhe Fushë Arrëzit, me kryetarët respektivë Demir Hyseni dhe Hil Kola, si dhe ish-kryetarin e Degës Pukë, Ferit Ringaj. Këta zotërinj të politikës vendore janë shembulli se demokratët në bazë janë të bashkuar për fitore.

Krah nesh deputeti i ri i Pukës, Lodovik Hasani,

të cilit i uroj mirëseardhjen në Kuvend!

Jemi një ekip. Kemi një qëllim:

Mposhtjen e regjimit korruptiv më famëkeq në Europë!” shkruan Noka, duke postuar foto nga takimi.