Kroçiera luksoze, HMS Wag, që transporton gratë dhe të dashurat e yjeve të Anglisë për në Kupën e Botës

Me një shkallë prej kristali, shërbim të plotë me shërbëtorë dhe 13 restorante në bord, një luks i paimagjinueshëm i pret partneret e ekipit kombëtar anglez gjatë Kupës së Botës, larg paparacëve - dhe autoriteteve.

Emri: HMS Wag

Kostoja: 1 miliard paund.

Pesha: 215,863 tonazh bruto luks në det të hapur.

Kjo është një anije lundrimi e ndërtuar për shtresat më të larta të njerëzimit.

Po për kë? Nuk i njihni heronjtë e talentuar të sportit që Anglia po dërgon në Kupën e Botës këtë javë?

Po pra. Është për gratë dhe të dashurat e tyre.

Po pse? Dëgjo, kjo është një ide e mrekullueshme. Ndërsa të dashurat dhe bashkëshortet e tyre nxehen në mënyrë që ata të shprehin talentin në një Kupë Botërore , në kroçierën Wags ato mund ta përjetojnë në një luks të paimagjinueshëm.

Sa luksoze është? Po flasim për një shkallë kristali. Po flasim për spa të kompletuara me dhoma dëbore. Po flasim për 13 restorante, dyqane të shtrenjta bizhuterish, rrëshqitësin më të gjatë në det, një shërbim të plotë shërbimi, të gjitha të shpërndara në 22 kuverta.

Tingëllon e shtrenjtë. Suitat "mbretërore" me sa duket shkojnë 6000 paund në javë. Por mos u shqetësoni për këtë. Ky është niveli i pasurisë së pakrahasueshme që meritojnë gratë dhe të dashurat e anglezëve.

Pse po qëndrojnë në një anije, megjithatë? Duket jopraktike. Po është e lehtë, ju mund të pini në  varkë.

Po pse nuk mundeni të pinë në breg? Kupa e Botës është në Katar, o budalla. Nuk mund të bësh asgjë në Katar. Nuk mund të dehesh apo të puthesh në publik, nuk mund të jesh homoseksual.

Tingëllon e tmerrshme. Por nëse je në një varkë të ankoruar në bregdet, në fakt nuk jeni në Katar, kështu që mund të bësh gjithçka që dëshiron. Ka 20 bare të ndryshme! Ka një xhaz! Ky vend tingëllon sikur ke licencën për shthurje të plotë.

Me të vërtetë po. Është më mirë në këtë mënyrë. Imagjinoni reagimin e shtypit nëse disa nga të kroçeirës Ëags do të futeshin në burg se kanë qenë të dehur dhe të çrregullt.

Nuk duhet menduar për këtë. Është shumë larg syve kureshtarë dhe lenteve të gjata të kamerave të paparacëve.

Çfarë lajmi brilant. Askush nuk humbet gjë! Epo, mund të argumentoni se ndjekja e Kupës së Botës në këtë lloj forme është një shenjë e heshtur e mbështetjes për një vend me një histori të gjatë të abuzimeve të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe se të gjithë në kroçeirën Ëags duhet t’u vijë turp i madh për veten e tyre. Por çfarëdo qoftë… xhazz! Argëtim!

Thuaj: "Koha për të festuar Kupën e Botës në luks total!"